Sherr në LSI, Meta-Mona-Vasili shpallin ‘non grata’ Luan Ramën, fushatë për ta nxjerrë me zero vota në Vlorë

Pa Kategori

Publikuar: 15/04/2021

Sherr në LSI, Meta-Mona-Vasili shpallin ‘non grata’ Luan Ramën, fushatë për ta nxjerrë me zero vota në Vlorë

Kupola e Lëvizjes Socialiste për Integrim, bandës më famëkeqe të korrupsionit në Ballkan me në krye Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, është përfshirë ditët e fundit në një vorbull sherresh, luftë të brendshme, intrigash dhe sabotimi.

Luan Rama, socialisti i fundit i vërtetë që nuk e ka braktisur ende ndërmarrjen familjare të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, është një një hap larg dorëheqjes si kandidat për deputet, pas përplasjeve me Petrit Vasilin dhe Monika Kryemadhi.

Ilir Meta e vendosi Luan Ramën në krye të listës së kandidatëve për deputetë në Vlorë, zonë në të cilën Meta është zhvendosur bashkë stafin e Presidencës, ndërsa kërcënon nga mëngjesi në darkë, në panik dhe i nervozuar pasi nuk po hedh dot paratë e pista për blerjen e votave, për shkak të monitorimit kombë-këmbës.

Meta e vendosi Luan Ramën të parin në Vlorë, kundër vullnetit të Monikës dhe Vasilit, për të treguar se LSI ka ende lidhje me PS-në.

Ditët e fundit, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili kanë udhëzuar strukturat e LSI në Vlorë që të mos i japin asnjë votë Luan Ramës, por votat të shkojnë për Grisejda Myslimin, e renditur e dyta në listë dhe që i komandohet më lehtë nga Monika.

Me miratimin e Monikës, Vasili po bën fushatë në Vlorë për të sabotuar Luan Ramën. Në takimin elektoral të zhvilluar në Vlorë, dy ditë më parë, Vasili, Monika dhe Meta përjashtuan Luan Ramën.

Pas takimit, Vasili bëri thirrje publikisht për të votuar Griselda Myslimin.

Vasili tha se “Vlora do të votojë Grisejda Myslimin vajzën e saj të mrekullueshme pedagogen dhe misionaren. Vlora do të votojë Dikens Bushaj të riun e shkëlqyer patriot.Vlora do të votojë Anxhela Shenaj vajzën dinjitoze të Gjormit dhe Vlorës. Vlora do të votojë Liri Demën gruan e jashtëzakonshme dhe të nderuar. Rilindja do të provojë humbjen më të hidhur në Vlorë!”.

Pas Vasilit qëndrojnë Meta dhe Kryemadhi, të cilët tashmë e kanë shpallur non grata Luan Ramën.

Pas takimit kryesor elektoral, nga i cili e përjashtuan, Luan Rama reagoi duke thënë se “nuk ka asnjë shans që ndonjë individ të mund të heqë emrin tim nga lista e kandidatëve për deputet të LSI-së në Vlorë“.

Luan Rama la të kuptohet se pas planit kundër tij qëndron Vasili, por në fakt Vasili është vegël e Metës dhe Monikës. Po pse Meta dhe Monika, duke nxherrë në skenë Vasilin duan të ‘djegin’ Luan Ramën në Vlorë, pasi e vendosën në krye të listës.

Nga një përgjim që ka rrjedhur nga LSI kuptohet se Meta dhe Monika dyshojë tek Luan Rama për një afrim me Edi Ramën. Gjitjashtu, Luan Rama akuzohet se nuk po bën fushatë në Vlorë, pasi ka siguruar vendin e parë.

Ndërsa vetë Luan Rama, sipas përgjimit, ka identifikuar disa përfaqësues të LSI, të cilët janë shitur dhe po punojnë për humbjen e LSI. Sipas tij, ata janë nën patronazhin e Vasilit.

Nga përgjimi del në pah konflikti mes Vasilit dhe Luan Ramës. Aktualisht, Luan Rama është përjashtuar nga drejtimi i fushatës së LSI. Drejtimin e fushatës e ka marrë në dorë vetë Ilir Meta. (Pamfleti)