Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Kavajë

Pa Kategori

Publikuar: 15/04/2021

Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Kavajë

Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në mesnatë në Kavajë. Policia njofton se rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.