Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram”, ka publikuar një gafë të pabesueshme nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, që në fakt duket të jetë një gabim ortografik.
Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.
Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.
