Donte t’i binte rrugës shkurt, gruaja zhytet në gropën thithëse (VIDEO)

Pa Kategori

Publikuar: 12/04/2021

Donte t’i binte rrugës shkurt, gruaja zhytet në gropën thithëse (VIDEO)

Një grua është ‘thithur’ nga balta ndërsa ishte duke nxjerrë shëtitje qenin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Boston dhe gruaja ishte përpjekur ti binte rrugës shkurt për në plazh kur është zhytur në baltë.

Camille Coelho, 54 vjeçare, tha se kishte menduar se rruga ishte me zhavorr, por doli të ishte me baltë.

“Nuk kisha kaluar asnjëherë më parë këtej dhe nuk do të eci më. Dukej sikur të ishte gurë dhe po përpiqesha të ecja aty për të arritur në plazh, por nuk ishte gurë”, tha Coelho për ËBZ-TV.

Ajo deklaroi se përfundoi duke u zhytur dhe mbërthyer në baltë deri tek gjunjët.

Dëshmitarët thirrën zjarrfikësit në vendngjarje, të cilët vendosën shkallët horizontale për të arritur tek Coelho dhe qeni Lucy, i cili nuk u zhyt por qëndroi me kujdes pranë Coelho.

Raportohet se gruaja shpëtoi pa ndonjë lëndim nga ky incident.