Nxirren trupat e pajetë të Bilbil dhe Fëllënxa Shirjës, mjeti tërësisht i shkrumbuar. Dinamika e plotë si ndodhi ngjarja e rëndë

Pa Kategori

Publikuar: 10/04/2021

Nxirren trupat e pajetë të Bilbil dhe Fëllënxa Shirjës, mjeti tërësisht i shkrumbuar. Dinamika e plotë si ndodhi ngjarja e rëndë

Një çift është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kryemdhenj të Kavajës. Gruaja ishte e karbonizuar thuajse tërësisht brenda një mjeti, ndërsa bashkëshorti u gjet disa metra më tutje i vetëvarur në një pemë.

Flakët e një mjeti që po digjej matanë kodrave të fshatit alarmuan banorët e fshatit të patrazuar nga histori të tilla të cilët pasi mbërritën menjëherë në zonë panë ngjarjen makabër. Pak minuta më vonë policia bën të ditura rrethanat e para të ngjarjes.

Bilbi Shirja 48 vjeç kishte vrarë dhe djegur në makinë bashkëshorten Fëllënxën 45 vjeç dhe më pas ishte vetëvarur në pemë. Çifti kishin 2 fëmijë, një vajzë të martuar dhe një djalë 17 vjeç të cilët humbën brenda ditës të dy prindërit në rrethana tragjike.