“Këtu do të bëhet kasaphanë”! Çfarë paralajmëron Arian Çani?!

Pa Kategori

Publikuar: 09/04/2021

“Këtu do të bëhet kasaphanë”! Çfarë paralajmëron Arian Çani?!

“Nuk e imagjinoni dot se çfarë pritet të ndodhë këtu”. Kështu iu drejtua këtë të premte përmes emisionit “Zonë e Lirë”, qytetarëve që duan të largohen Arian Çani.

Çani ka paralajmëruar se ata që duan të largohen të ikin në Europën Perëndimore sepse sipas tij, këtu “do të bëhet kasaphanë”. Arian Çani e dha këtë deklaratë pas diskutimeve që po bëheshin në studio nëse Shqipëria është de facto protektorat turk.

“Bëni gati çantat dhe ikni të gjithë ata që më ngjajnë mua. Nuk jua them kot. Nuk e imagjinoni dot se çfarë pritet të ndodhë këtu. Të gjithë ju që s’ndjeheni këtu fare, urgjent. Do të bëhet kasaphanë. Duhet të ikin në Europën Perëndimore. Të gjejnë mundësinë të ikin. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhë në këtë vend. Çallma, çallma, çallma”, tha Çani.