Nuk ka zgjidhje në Rinas, ja deri kur do të qëndrojë i mbyllur aeroporti. Çfarë do të ndodhë me fluturimet

Pa Kategori

Publikuar: 08/04/2021

Nuk ka zgjidhje në Rinas, ja deri kur do të qëndrojë i mbyllur aeroporti. Çfarë do të ndodhë me fluturimet

Aeroporti i Rinasit do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 15:00 të ditës së sotme, deri në nxjerrjen e një njoftimi të dytë në varësi të zhbllokimit ose jo të situatës.

“65 kontrollorët që me tre turne udhëhiqnin kontrollin në kullën e vrojtimit nuk ndodhen sot në kullë duke bërë që fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar që ka Shqipëria të mos realizohen. FNSH ka marrë në kontroll aeroportin.

Në faqen e TIA-s janë anuluar disa fluturime, për në Itali, Dubai apo Beograd. Nuk janë anuluar të gjitha fluturimet në mbërritje për orët në vijim, çka do të thotë se mund të ketë ndryshime në orët në vijim. Pritet një deklaratë e ministres Balluku, nëse do të ketë një marrëveshje apo normalizim të situatës”, thone raportimet nga aeroporti.