Ky i fundit, sipas kolegëve të tij është njoftuar përmes telefonit nga policia, dhe i është kërkuar që të paraqitet në komisariat për një sqarim.
Duke iu referuar kreut të Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë, mësohet se Mezini është paraqitur me vullnetin e tij në polici.
Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse nga i vetmi aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë.
Ndërkoh pas kallëzimit që Albcontrol ka bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.
Disa Oficerë të Policisë gjyqësore dhe prokurorë e policisë Tiranë kanë mbërritur në Rinas ku kanë nisur hetimet dhe pritet shoqërimi i disa prej kontrollorëve.