“Po të merrja unë rrogën e tyre…”! Bomba e Ballukut: Rinasi mund t’i kalojë një vendi fqinj

Pa Kategori

Publikuar: 07/04/2021

“Po të merrja unë rrogën e tyre…”! Bomba e Ballukut: Rinasi mund t’i kalojë një vendi fqinj

Ministrja e Infrastruktures, Belinda Balluku, foli ne nje lidhje me “Skype” per emisionin “Opinion” per tensionet e krijuara ne Aeroportin Nderkombetar “Nene Tereza”, ku jane pezulluar te gjitha fluturimet, pasi kontrolloret shprehen te paafte per te ushtruar detyren, per shkak se sic thone ata, jane te stresuar nga ulja e pages nga 4 mije USD ne 2.5 mije USD.

Ministrja Balluku tha se sektori i aviacionit ka qene me i godituri nga pandemia, ndaj dhe ata duhet te jene mirenjohes qe marrin gjysmen e rroges.

“Sektori i aviacionit ka qene me i godituri nga pandemia. Fakti qe sot marrin keto rroga, une do te isha shume mirenjohese. Atyre nuk iu ka ndryshuar fare niveli i jetes”, tha Balluku.

Nderkohe, e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nese aeroporti i “Nene Terezes” mund t’i kaloje per menaxhim nje vendi fqinj, si Italia, ministrja Balluku nuk e mohoi, teksa tha se “Planet perfshijne edhe delegimin e hapesires ajrore te vendet fqinje”.