Nuk do ta besoni! Najada Çomo bën ndryshimin e madh (Video)

Pa Kategori

Publikuar: 05/04/2021

Nuk do ta besoni! Najada Çomo bën ndryshimin e madh (Video)

Shefja e Infektivit dhe njëkohësisht dhe kandidate e PS-së në qarkun e Tiranës për deputete ka vendos të ndryshoj llok.

Ajo ka vendosur të heq dorë nga flokët e kuqe, ajo u shfaq në “Në kurthin e Piter Pan” me një pamjet të transformuar nga ajo qe jemi mësuar të shikojmë deri më tani.

Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?

Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…

Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.

Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…

Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.