“Jam e virgjër”/ Nga porosia e mamasë deri te Greg Rama, vajza e ish-deputetes i rrëfen të gjitha

Pa Kategori

Publikuar: 04/04/2021

“Jam e virgjër”/ Nga porosia e mamasë deri te Greg Rama, vajza e ish-deputetes i rrëfen të gjitha

Ada Deda, modelja e njohur shqiptare ose ndryshe, vajza e ish-deputetes shqiptare Albina Deda, ka qenë e ftuar në puntatën e radhës të emisionit EXPULS.

Ada Deda ka deklaruar pak kohë më parë se e ëma e saj, ish-deputetja Albina Deda i ka thënë vajzës që të mos lidhet me djemtë socialistë, por vetëm demokratë.

E pyetur nëse dashuria nuk njeh moshë, gjini e parti dhe nëse ka ndryshuar mendimi për këtë, Ada u shpreh: “Po tani… ndodhi, ndodhi! Unë me kujdes e kam atë porosinë e mamit. Të Partisë Socialiste, jo! Mami thotë, dhëndrin kur të futet në shtëpinë time do jetë me PD. Por nuk i dihet, por do rri tek porosia mamit,” u shpreh ajo.

E pyetur se si do reagonte ajo nëse do e propozonte Gregor Rama, djali i kryeministrit, Ada tha se nuk i ngjall interes dhe nuk mund të jetë dhëndër i shtëpisë për vetë faktin se është djali i Ramës.

Më tej, Ada gjatë intervistës refuzoi të fliste për virgjërinë e duke thënë me humor se është e virgjër.

“Tani, të të them një gjë që është për pjesën e virgjërisë, mendoj se femrave nuk duhet t’u bëhet kjo pyetje, as për virgjërinë e as për moshën. Unë nuk do e them”, u shpreh bukuroshja.

“Je e virgjër?”- e pyet moderatori

“Po jam e virgjër (qesh)”, përgjigjet Ada.