Prapaskena

Humbja përfundimtare e gjyqit ndaj Becchetit, reagon PD: Çdo shqiptarë duhet të paguaj 4560 lekë për faj të Edi Ramës

Publikuar: 02/04/2021

Kandidatja e Partisë Demokratike për Tiranën, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit përfundimtar të gjyqit ndaj biznesmenit Beccheti, ku Shqipëria duhet t’i paguaj një dëmshpërblim prej 110 milionë euro.

Tabaku shprehet se Çdo shqiptarë duhet të paguaj një gjobë prej 4560 lekësh dhe kjo vetëm për faj të kryeministrit Rama.

Postimi i plotë: Çdo shqiptar duhet të paguajë një gjobë prej 4,560 lekësh të reja vetëm për faj dhe keqmanxhim të Edi Ramës.

Shqipëria do t’i paguajë përfundimisht 110 milion euro sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, si pasojë e mbylljes me dhunë të televizionit “Agon Channel”. Këto janë para që dalin direkt nga xhepat e qytetarëve vetëm për shkak të arrogancës dhe arbitraritetit të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Kjo është vetëm një nga faturat që Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet të paguajnë për faj të këtij njeriu që nuk njeh rregulla dhe refuzon t’i zbatojë ato dhe që e trajton vendin si çiflig të tijin personal.

Edi Rama duhet larguar, sepse çdo ditë e tij më shumë në pushtet është kosto për vendin dhe ëdo qytetar e familje.



Më të lexuarat