Prapaskena

Curri: A ju mori OSHEE me qira pronën tuaj në Shkodër? Ja si përgjigjet Jozefina Topalli

Publikuar: 02/04/2021

Jozefina Topalli, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku u pyet nga analisti Arjan Curri, lidhur me disa akuza, se OSHEE ka marrë me qira një pronë në Shkodër, e cila i përket Topallit dhe familjarëve të saj.

Topalli tha se kontrata nuk ka lidhje me të, por është e bashkëshortes së xhaxhait të burrit të saj…

Pjesë nga biseda:

Arjan Curri: Më thonë që ka prona të Topalli që i kanë marrë me qira agjensitë qeveritare…

Jozefina Topalli: E kanë fjalën për OSHEE? Këtë pyetje më bëjnë gjithmonë në çdo televizion. Është shumë e rëndësishme të bëhet transparencë. Për shkak të trashëgimit të pronës nga gjyshi, ka shumë prona. Një pjesë e tyre që i është dhënë OSHEE. Bashëshortja e xhaxhait të burrit tim. Kjo nuk është kontrata ime, por e saj.
Ështe rasti në fushatë elektorale për të bërë transparencë për paratë e gjithësecilit, paratë e lobingjeve…
Këtë transparencë që po bëj unë për këtë qiranë, t’ja bëjnë secilit. Nuk kam unë qira. Nuk është e imja. Është kontratë e tjetërkujt. Nuk është emri i familjes time. Ka një kontratë e shoqes së xhaxhait të burrit tim. Kontrata është midis zonjës, që i ka vdekur bashkëshorti dhe agjensisë.

Curri: Mbetet për t’u verifikuar.

Jozefina: Verifikojeni unë kam kohë që përgjigjem për këtë.



Më të lexuarat