U kap me 49 kg kokainë, ja kush është babai i Arbër Çekajt (FOTO)

Pa Kategori

Publikuar: 01/04/2021

U kap me 49 kg kokainë, ja kush është babai i Arbër Çekajt (FOTO)

Del fotoja e Selim Çekajt, i cili u arrestua ditën e sotme pasi në kontejnerin e tij të bananeve në Portin e Durrësit, u gjet 49 kg kokainë e ndarë në 31 pako.

Kontejneri me banane vinte nga Ekuadori, ndërsa vetë 72-vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë duke thënë se ai ka porositur frutat dhe se policia të gjejë se kush e ka futur drogën.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i arrestuar po për sjelljen e 613 kg kokainë me banane nga Ekudaori dhe është dënuar me 14 vite burg.

49 kilogramë kokainë e fshehur në një kontejner me banane i ardhur nga Ekuadori me destinacion vendin tone, ishte tentativa e radhës për të realizuar trafikun ndërkombëtar të drogave të forta.

Lënda narkotike u zbulua në portin e Durrësit, ku kontejner i ardhur në emër të firmës, Ecoalmax ishte vendosur në zonën e kontrollit.

Pas gjetjes së lëndës narkotike, policia ka vënë në pranga edhe administratorin e firmës me qendër në Maminas.