Humbin jetën tre elektriçistë në Greqi, njëri prej tyre shqiptar

Pa Kategori

Publikuar: 01/04/2021

Humbin jetën tre elektriçistë në Greqi, njëri prej tyre shqiptar

Tre elektriçistë kanë humbur jetën në Greqi pasi po tentonin të rregullonin një shtyllë elektrike. Njëri nga viktimat është shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gymnos Evia në komunën e Eretria.

Sipas mediave greke tre eletriçistët humbën jetën pasi ranë në konktakt me rrymën elektrike. Ndërkohë, një tjetër koleg i tyre ka marrë dëmtime dhe po merr shërbimin mjekësor.

Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nga punonjësit u gjet i vdekur në shtyllë. Dy të vdekurit janë grekë dhe kolegu i tyre i tretë me origjinë shqiptare jetonte në një fshat aty pranë ku ndodhi në tragjedia.