Përfshihet nga flakët makina në qendër të Vlorës

Pa Kategori

Publikuar: 31/03/2021

Përfshihet nga flakët makina në qendër të Vlorës

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Siç raporton gazetari Elton Nika ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko” në bulevardin kryesor të qytetit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit në mjetin tip Ford të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.