Teksa procesi i vaksinimit vazhdon në gjithë Shqipërinë për moshën e tretë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur shifrën e të vaksinuarve sot.
Sipas një postimi në Facebook, Manastirliu shprehet se sot janë vaksinuar plot 19,525 persona.
Ajo gjithashtu bën të ditur se janë vaksinuar në total 138,386 persona.
“19,525 jetë më të mbrojtura sot
Nga fillimi i fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh janë kryer vaksinime 138,386 anticovid në të gjithë vendin,” shkruan Manastirliu.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, njoftoi lajmin e mirë sot se Shqipëria kishte marrë edhe 50 mijë vaksina Astra Zeneca.