Hapet tuneli nr 3 tek ish-sheshi ‘Shqiponja’ i cili do të lehtësojë trafikun e mjeteve të cilat do të vinë nga Durrësi për të hyrë në Tiranë.
Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku mbrëmjen e sotme, e cila inspektoi punimet e kryera.
‘Hapet për qarkullimin e mjeteve tuneli i radhës në nyjen Shqiponja, duke lehtësuar lëvizjen e drejtuesve të automjeteve. Tuneli do të jetë në funksion duke nisur nga mesnata e sotme.
Ministrja Belinda Balluku ndjek nga afër punimet e realizuara në këtë vepër.’- njofton ministria.