Një grup të rinjsh në qytetin francez të Nantes u quajtën heronjë pasi shpëtuan një familje nga një zjarr në një ndërtesë apartamentesh.
Pamjet dramatike e publikuara nga BBC i tregojnë ata duke u ngjitur nga ballkonet e ndërtesës dhe duke ndihmuar prindërit të shpëtojnë nga banesa e tyre në katin e tretë të Dielën pasdite. Dyshekët u vunë në këmbët e ndërtesës dhe foshnja gjashtë muajshe e çiftit u hodh në vend të sigurt.
Bebja u dërgua në spital dhe raportohet se po rekuperohet.
Një nga të rinjtë e përfshirë në shpëtimin, Tahmid, tha për rrjetin Ouest-France se vendimi për të hedhur beben ishte “zgjidhja e fundit e mundshme” teksa tymi po dilte nga ndërtesa e zonës Bottière në Nantes.