‘Luli si Gjino, thotë ‘dua nuse’/ Rama i merr me radhë: Mark Marku thotë “ta futa në shishe”, Gjekmarku është lolo

Pa Kategori

Publikuar: 30/03/2021

‘Luli si Gjino, thotë ‘dua nuse’/ Rama i merr me radhë: Mark Marku thotë “ta futa në shishe”, Gjekmarku është lolo

Nga Lezha ku prezantoi kandidatët e PS për deputetë, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu sulmet dhe ironitë për kundërshtarët e tij politikë.

Duke e krahasuar Bashën me personazhin e “14 vjeç dhëndër”, kreu i qeverisë shtoi se ai kërkon ‘nuse’ për Ilir Metën, Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin.

Rama sulmoi edhe Mark Markun dhe Agron Gjekmarkajn, ku këtë të fundit e quajti “lolo”.

“Si mund të vazhdojnë akoma që të votojnë për personazhe që nuk janë për punë. Në këtë shesh iu kam thënë mos votoni Frrok Frrokun. Ua kam thënë këtu. E votuat? Përfundoi në burg. Ça do bëni me Mark Markun? Ai nuk shkon në burg, por nuk shkon as në punë. E vetmja punë që bënte është që u thoshtë njerëzve “ta futa me shishe” tek Fevziu. Mirë Markun, po bishtin Gjekmarkun për ça e doni. Ai është lolo. Unë e njoh nga eksperienca ime. Profesori! Monika dhe Ilir laj thaj këtu. Çohu e bjeri, po ata. Këtu mjafton të thuash tre emra dhe i ke thënë të tëra; Monika, Saliu dhe Iliri. Po pas tyre vjen edhe Mediu, Mesila, Gon Duka dhe Nard Ndoka. Me këta do e bëni Shqipërinë e fëmijëve tanë. Besoj që është shumë e qartë që Luli është thjesht dhëndri që kanë nisur për të bërë sikur po bëhet një dasmë. Me shpresë që ta hajë kush ta hajë. Nusja që kërkohet është Shqipëria. Dhe nuk kërkohet për Lulin se ai është si Gjino, po për shkesët. Gjino është për të krijuar idenë që një dasmë që do të ndodhë. Djali është i mirë, por gjumi i ka dëmtuar zonën që mendon. Krijon vatra COVID dhe vetë qëndron mbi makinë. Thotë “erdha dua nuse”, deklaroi Rama nga Lezha.