Gruaja i jep fund jetës, hidhet nga kati i tretë i pallatit

Pa Kategori

Publikuar: 30/03/2021

Gruaja i jep fund jetës, hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një grua e moshës 58 vjeç raportohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Viktima është identifikuar si Sofika Pitushi.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.