Florenc Çapja u largua me të shoqen drejt Stambollit ditën e arrestimit të Ardjan Çapjas

Pa Kategori

Publikuar: 30/03/2021

Florenc Çapja u largua me të shoqen drejt Stambollit ditën e arrestimit të Ardjan Çapjas

Janë zbardhur të tjera detaje nga operacioni i djeshëm në Elbasan i koduar Krasta, ku u arrestua Ardian Çapja dhe shtetasi Andi Çekiçi.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, policia ishte dje në kërkim edhe të Florenc Çapjas, ku dyshohet se mund të kemi edhe një dekonspirim të aksionit.

Kjo pasi Florenc Çapja mësohet se është larguar bashkë me familjen drejt Stambollit, pak orë para zhvillimit të aksionit dhe aktualisht mund të jetë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Zona ku ndodhet banesa e Ardjan Çapjas, ku janë të vendosur pjesëtarët e familjes së tij është Krasta dhe për këtë shkak i është vendosur ky emër operacionit. Besoj që këtë radhë më në fund. Ka pasur këmbëngulje që prokurori që kishte çështjen të vepronte. Me datën 16 Mars janë dhënë urdhrat e arrestit. Kërkesat janë çuar 10-15 minuta para mbylljes së orarit zyrtar.

Ai tha se kjo ka sjellë vonesë në ekzekutimin e vendimit për arrestimin e Ardian Çapjas, duke qenë se autoritetet kanë pritur që nipi i tij të rikthehej në Shqipëri me shpresën se operacioni nuk është dekonspiruar.

Florenc Çapja ka ikur me avionin e mëngjesit nga Tirana në drejtim të Stambollit dhe më pas dyshohet të ketë vajtur në Dubai. Policia është vënë në lëvizje për ta kapur kur të kthehet dhe nuk është kthyer. Më pas policia është vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar Ardian Çapjan

Ardian Çapja edhe po të lajmërohej nuk do ikte nga banesa. Ai ka probleme me shëndetin. Kur e ka marrë policia ka kërkuar të njëjtën gjë. Ka kërkuar ndihmë mjekësore. Nuk është dërguar në spital por janë sjellë mjekët në qelitë e paraburgimit të Elbasanit. I është dhënë ndihmë mjekësore aty. Aktualisht është nën masën e sigurisë së arrestit me burg”, tha Hoxha.