Ceremonia e varrimit kthehet në tragjedi, vdesin 45 persona

Pa Kategori

Publikuar: 30/03/2021

Ceremonia e varrimit  kthehet në tragjedi, vdesin 45 persona

Policia e Tanzanisë thotë se 45 njerëz vdiqën gjatë ceremonisë së varrimit të presidentit të ndjerë, John Magufuli.

Ngjarja ndodhi kur mijëra qytetarë të pikëlluar u përpoqën të futeshin në një stadium për t’i dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre, i cili ndërroi jetë nga COVID.

“Kishte shumë njerëz që donin të futeshin në stadium, dhe disa nuk ishin të durueshëm. Ata u përpoqën të futeshin me forcë dhe kjo rezultoi në shkeljen e njëri-tjetrit. Dyzet e pesë persona vdiqën në incident”, tha komandanti i policisë rajonale Dar-es-Salaam Lazaro Mambosasa, raporton aljazeera.

Pesë nga të vdekurit ishin nga e njëjta familje, tha Mambosasa. Një grua dhe katër fëmijë u raportuan më parë se ishin lënduar në aksident.

Mambosasa tha se dhjetëra persona ishin liruar nga spitali pasi ishin trajtuar për lëndimet.

Trupi i Magufuli u transportua në qytetet kryesore të Dar-es-Salaam, Dodoma, Zanzibar, Mwanza dhe Geita, para se të prehej përfundimisht në fshatin, Chato në veriperëndim të vendit.