Digjet mjet luksoz i Françeska Jaçes, shihni çfarë i ka ndodhur “Range Rover-it”

Pa Kategori

Publikuar: 29/03/2021

Digjet mjet luksoz i Françeska Jaçes, shihni çfarë i ka ndodhur “Range Rover-it”

VLORË – Makina tip “Range Rover”, në pronësi të modeles Franceska Jaçes, ish-banores së Big Brother është djegur pjesërisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit që ka përshirë makinën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.

“Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.