Kapitullojnë kuqezinjtë, Anglia triumfon në Tiranë!

Pa Kategori

Publikuar: 28/03/2021

Kapitullojnë kuqezinjtë, Anglia triumfon në Tiranë!

Anglia shumë e fortë për Shqipërinë! “3 luanët” arritën të mposhtnin me rezultatin 0-2, kuqezinjtë e Edi Rejës, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, të zhvilluar në “Air Albania”.

Shansin e parë të artë e patën tanët, me anë të Uzunit, i cili nuk arriti të shënonte, teksa i vetëm përballë portierit Pope, e dërgoi topin mbi kuadrat.

Më pas pjesën më të madhe të ndeshjes e patën nën kontroll anglezët që realizuan fillimisht me anë të Kejn në minutën e 38-të, i cili goditi saktë me kokë brenda zonës. Për të vulosur fitoren mendoi futbollisti i Çelsit, Maunt, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të Gjimshitit, duke mposhtur Berishën.

Vlen të theksohet fakti se më këtë triumf, Anglia u ngjit në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që Shqipëria do të luajë mbas 3 ditësh me San Marinon në transfertë.