Tmerrohet Meta, skuadra speciale kap hajdutët e tij duke ndarë paratë e pista, përgjues dhe kamera në çdo celulë të LSI

Pa Kategori

Publikuar: 27/03/2021

Tmerrohet Meta, skuadra speciale kap hajdutët e tij duke ndarë paratë e pista, përgjues dhe kamera në çdo celulë të LSI

Disa ditë më parë, bazuar në informacione konfidenciale dhe të besurshme, paralajmëruam se një grup i posaçëm me agjentë të trajnuar shqiptarë dhe të Perëndimit po monitorojnë këmba-këmbës lëvizje të anëtarëve të bandës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për të identifikuar, ndjekur dhe dokumentuar çdo lëvizje të parave të pista, për t’i hedhur në fushatë, për blerje votash apo për çdo ndikim të paligjshëm.

Në fokus të grupit misiterioz sigurisht është edhe Durrësi, ku Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përqëndruar shumë forca dhe thasë me para të pista, për të kompensuar gropën e krijuar nga largimi i Lefter Kokës dhe kalimit të tij me PS-në.

Në Durrës, Meta dhe Monika rrezikojnë të mos marrin asnjë mandat.

Disa ditë pas aktivizimit të grupit misterioz për të luftuar krimin zgjedhor, janë alarmuar Ilir Meta dhe banda e tij në Durrës.

Banda ka nisur të shkatërtojë gjithçka brenda zyrave për të gjetur përgjuesit dhe kamerat e fshehta, të cilat kanë regjistruar njerëzit e Metës dhe Monikës duke hedhur paratë e pista në zgjedhje si dhe duke bërë plane të tjerat se si do blihen votat.

Kandidatja e LSI në Durrësi, Elona Guri, e alarmuar pasi rrezikon të përfunfojë në duart e SPAK, është konfliktuar me një peson, pas dyshimeve se është pjesë e ekipit që po monitoron bandën e Metës në Durrës.

Pas konfliktit, Guri është shoqëruar në polici. Pas përplasjeve, ka reaguar vetë Guri, e cila tha se ka shkuar vetë në polici për të bërë kallëzim pasi sipas janë vendosur kamera të fshehta në zyrën e LSI.

Për këtë situatë, LSI-ja në Durrës doli me një deklaratë, duke pohuar se: “Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës.

Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij”.

Ndërkohë, kreu i bandës Ilir Meta ka hedhur menjëherë në veprim ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqirin, të cilin e ka kandiduar për deputet në Durrës.

Meta i ka besuar Shaqirit, si një person që ka drejtuar shërbimin sekret dhe me përvojë në fushën e përgjimeve, misionin për të bllokuar kamerat e fshehta dhe përgjuesit e instaluar në çdo celulë të LSI në Durrës.

Si kurrë më parë, në kundërshtim me natyrën e tij që vepron në hije dhe që nuk flet kurrë publikisht, Bahri Shaqiri doli mbrëmë në një emision televiziv, duke folur për përgjimin e LSI në Durrës.

Nga ana tjetër, Ilir Meta po përgatitet për të dalë në një konferencë për shtyp, ku pritet të kërcënojë edhe një herë SHBA-BE dhe policinë e shtetit.

Altualisht, hajdutët e LSI në Durrës janë të trembur, trysnuar dhe të pushtuar nga paranoja, ndërsa presin me ankth prangat për krime zgjedhore.

Me kërkesë të SHBA-BE, krimet zgjedhore kanë kaluar disa javë më parë në kompetencë të SPAK. Pamfleti