Nesër nis vaksinimi masiv/ Manastirliu: Objektiv vaksinimi i 10-15 mijë qytetarëve në ditë!

Pa Kategori

Publikuar: 27/03/2021

Nesër nis vaksinimi masiv/ Manastirliu: Objektiv vaksinimi i 10-15 mijë qytetarëve në ditë!

Nesër në Shqipëri nis vaksinimi masiv i popullsisë, për ta mbrojtur kundër covid.

Në sheshin “Skëndërbej” po ngrihen çadra që do të kthehen në qendra vaksinimi, për të përmbushur objektivin për 10 deri në 15 mijë vaksinime në ditë.

Ministërja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se sfida është kryerja e deri në 15 mijë vaksinime në ditë që të mund të përfundojë si proces brenda 15 muajve.

Paralel me procesin e vaksinimit në sheshin “Skëndërbej”, do të vijojë vaksinimi në stadiumin ‘Air Albania’ dhe në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.