Mbeti i bllokuar mes flakëve në magazinë, nxirret i pajetë trupi i Arjan Salës

Pa Kategori

Publikuar: 27/03/2021

Mbeti i bllokuar mes flakëve në magazinë, nxirret i pajetë trupi i Arjan Salës

Më në fund është nxjerrë i pajetë trupi i 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia.

Sipas policisë tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala.

Trupi është parë nga xhaxhai i 32-vjeçarit, dhe më pas është dërguar në morg. Trupi ka disa djegie në pjesë të ndryshme, por si strukturë është e rregullt.

32-vjeçari ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.