Pablo Escobar është ndoshta emri më famëkeq në të gjithë historinë kriminale. Ndërsa historitë e arratisjeve të ndryshme të Pablo-s nga burgu dhe e kaluara e gjerë kriminale kanë mbushur internetin për vite me radhë, shumë pak e dinë se ai ishte një person i apasionuar pas makinave.
Njeriu që kishte një koleksion të gjerë automjetesh klasike si dhe moderne për kohën. Një ndër ta është dhe Porsche 911, e cila ka dalë në shitje për 2.2 milionë dollarë. Kolumbiani njihej si garues në Bogota para se të bëhej narkotrafikant me një pasuri prej rreth 30 miliardë dollarësh.
‘Pjesë e historisë’: Një etiketë në krah të makinës tregon se dikur drejtohej nga shoferi brazilian i Formula 1 Emerson Fittipaldi, por pronari i saj më i famshëm ishte Escobar i cili gjithashtu kishte një karrierë të vogël si shofer garash
Porsche 911 RSR, e cila u ndërtua në Gjermaninë Perëndimore në 1974 u përdor në Garat Ndërkombëtare të Kampionëve para se të binte në duart e Escobarit. Pas vdekjes së tij, makina qëndroi në garazh por është restauruar dhe lyer sërish me bojën origjinale.