Lë nam’ deputeti socialist, publikon padashje mesazhin e gatshëm, si e urdhërojnë se çfarë të shkruajë në ‘Facebook’

Pa Kategori

Publikuar: 25/03/2021

Lë nam’ deputeti socialist, publikon padashje mesazhin e gatshëm, si e urdhërojnë se çfarë të shkruajë në ‘Facebook’

Deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho ka nxjerrë pa dashje sesi i kërkohet nga ‘lart’ të bëjë disa falenderime në rrjetet sociale.

Në një postim të fundit të publikuar në ‘Facebook’, Spaho ka harruar një mesazh në kllapa që e nxjerr zbuluar, se pjesën e parë të postimit të tij e kishte të gatshme.

“Falendero kolegët ose ndonjë tjetër”, ishte fjalia në kllapa që ishte harruar mes rreshtave nga pedagogu të fshihej.

Në postimin ku edhe ka lënë ‘gafën’, atij i tregohet se çfarë duhet të shkruajë. Ai falenderon PS-në dhe kryeministrin Edi Rama, më pas falenderon Taulant Ballën për mbështetjen dhe pas kësaj vjen mesazhi në kllapa ku i jepet dritë jeshile të falenderojë edhe kë do ai.

Pasi komentuesit e kanë vënë re gabimin, Spaho e ka fshirë postimin.