Instagram, Facebook, Facebook Messenger dhe Whatsapp kanë rënë në të gjithë botën. Përdoruesit e rrjeteve sociale po shfaqin probleme në përdorimin e këtyre aplikacioneve, duke e pasur të pamundur që të futen në adresat personale.
Instagram raporton se ka një gabim serveri, ndërsa Facebook gjithashtu thotë se përdoruesit që përpiqen të identifikohen, nuk mund të identifikohen. Kur përdoruesit e faqes së Instagram-it lundrojnë në internet, u tregohet mesazhi, “5xx Server Error. Më shumë se 125,000 përdorues kanë raportuar probleme me Instagram’.
Mbi 24,000 përdorues në Angli kanë raportuar probleme me Whatsapp. 81% e përdoruesve kanë raportuar probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve në Facebook Messenger me pak më pak se 5,000 përdorues që raportojnë ndërprerjen në Mbretërinë e Bashkuar tek Downdetector.
Mediat sociale thonë se mund të ketë një ndërprerje globale, pasi shumë përdorues në të gjithë globin kanë raportuar këtë problem.