Prapaskena

Bashës i ka skaduar karta e identitetit ka dy vite, rrezikon te mos votojë familjarisht

Publikuar: 19/03/2021

Drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile Bledar Doracaj i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të rinovojë mjetin e tij të identifikimit, i cili sipas Doracaj ka dy vite që ka skaduar.

Edhe pse nuk ka përmendur emrin e tij duket se drejtori i gjendjes civile i është referuar kryedemokratit, duke shtuar se duhet të bëhet një shembull për qytetarët.

“Përtoj nga rasti ti bëj thirrje të parëve përfaqësuesve politikë, liderëve politikë. Në dijeninë time ka ende lider politikë pa dashur të përmend emra që ende nuk kanë përmbushur këtë detyrim ligjor dhe kanë një dokument biometrik më shumë se dy vjet të skaduar. Në qoftë se drejtuesi politik nuk përmbush vetë i pari këto detyrime, çfarë do përcjelli tek pjesa tjetër”, deklaroi Doracaj.

Nisur nga ky fakt, përpos bashkëshortes se tij Aurela, që është shtetase holandeze, rrezikon që dhe Lulzim Basha të mos votojë për vete për t’u berë kryeministër me 25 prill!



Më të lexuarat