Merr fund paniku! Ky është vendimi final për AstraZeneca

Pa Kategori

Publikuar: 18/03/2021

Merr fund paniku! Ky është vendimi final për AstraZeneca

Agjencia Evropiane e Barnave është duke mbajtur konferencën për media në të cilën do të japë verdiktin në lidhje me vaksinën e AstraZeneca-s.

EMA i ka dhënë sot dritën jeshile vaksinës Astra Zeneca, pas dyshimeve që shkakton mpiksje gjaku.

Sipas EMA, vaksina është e sigurtë.

Drejtuesja e agjencisë, Emer Cooke u shpreh se komiteti ka vendosur se “kjo është një vaksinë e sigurtë dhe efektive” dhe përfitimet tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm.

Doza, sipas saj, nuk shoqërohet me rritje të rrezikut të përgjithshëm të eventeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut.

Cooke deklaroi po ashtu se EMA po kërkon të bëjë studime vëzhguese për të hetuar më tej.

Ajo u bëri thirrje personave që pësojnë ndonjë efekt anësor ta raportojnë. Por, drejtuesja e EMA theksoi gjithsesi se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca është një opsion i sigurt dhe efektiv për të mbrojtur qytetarët kundër Covid-19.

Sipas rregullatorit europian, vaksina në fjalë, demonstroi një efikasitet të paktën 60% në parandalimin e sëmundjes së koronavirusit.