Hetimet filluan në verën e vitit 2019, kur një grua rumune u paraqit në policinë e Toscana.
Karabinierët e Njësisë Hetimore të Viterbo dhe Antimafia e Romës, zbatuan një urdhër për paraburgim të lëshuar Gjykata e Romës kundër tre burrave shqiptarë dhe një rumuni, për krimin e skllavërisë, përpjekje për shfrytëzimin e skllevërve, përpjekje për zhvatje të rënduar, shfrytëzim prostitucioni dhe shitje të drogës.
Hetimet filluan në verën e vitit 2019, kur një grua me origjinë rumune u paraqit në Karabinierinë e Toscana, duke denoncuar zhdukjen e vajzës së saj njëzetvjeçare, për të cilën nuk kishte dëgjuar për disaa kohë .
Më vonë, ajo specifikoi se kishte mësuar se vajza e saj ishte dërguar nga i dashuri i saj në fillim në Angli dhe më pas në Rumani. Nga aty u dërgua në Itali, ku u bë prostitutë në verilindje të kryeqytetit.
Drejtoria Antimafia e Romës për këtë arsye, i delegoi hetimet në Viterbo ku përmes veprimtarive komplekse hetimore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Forcave të Policisë konstatoi se vajza e re, zhdukja e së cilës ishte raportuar dhe sjellë një herë në Itali, iu shit vërtet nga i dashuri i saj, për 10 mijë euro një gruaje, edhe ajo me origjinë rumune që në Romë drejtonte prostitucionin edhe të disa femrave të tjera të huaja.
Antimafia e Romës konstaoi se për ta bërë vajzën të shlyejë shumën e paguar, 20-vjeçarja u detyrua të prostituonte në rrugë gjatë orëve të natës çdo ditë dhe t’i nënshtrohej ngacmimeve të vazhdueshme. Ata e detyruan për të marrë drogë para se ta çonin në vendin e prostitucionit. Kur ajo nuk nuk e kreu këtë aktivitet, u mbajt e veçuar në shtëpi.
Drejtoria e Antimafias në Romë zbuloi se një klient i gruas së re, i cili u dashurua me të, ishte përpjekur ta shpëtonte, por shfrytëzuesja dhe tre bashkëpunëtorët e saj i kishin kërkuar shumën prej 8000 eurosh “për ta liruar”. Kur burri nuk pranoi ta paguante atë shumë, tutorët e kërcënuan për ta detyruar të paguante, por të lartpërmendurit arritën të shpëtonin.
Nga hetimet doli se vajza pas disa muajsh, arriti të shpëtonte nga kontrolli i torturuesve, duke u kthyer me ndihmën e një bashkatdhetari të saj në Toscana, në shtëpinë e nënës së saj, ku karabinierët i garantuan mbështetje dhe mbrojtje.
Në të njëjtën kohë, karabinierët konstatuan se tutorja rumune me iniciale T.D, me bashkëpunimin e shtetasve shqiptarë dhe një prej bashkatdhetarëve të vet, drejtonte një rrjet prostitucioni, duke shfrytëzuar disa gra të reja me origjinë nga Moldavia dhe Rumania.
Në veçanti, aktiviteti i prostitucionit para periudhës së bllokimit të marsit 2020 u menaxhua në rrugë, në rrugën dei Prati Fiscali, ku shfrytëzuesit kishin zënë një pjesë të trotuarit, në të cilin ata kishin prostitute nën kontroll konstan gjatë bllokimit. Po ashtu, edhe apartamente në kryeqytet, reklamuar në faqet e internetit ose, me kërkesë të klientëve, edhe në shtëpi.
Gjatë hetimeve, u zbulua gjithashtu se shfrytëzuesit përveç sa më sipër, drejtonin një biznes të lulëzuar të kokainës në kryeqytet, megjithë kufizimet e vendosura në lidhje me emergjencën epidemiologjike, me mbi pesëdhjetë klientë.
Droga u dorëzohej gjithashtu kontraktuesve në shtëpi, duke përdorur mashtrime të tilla si përdorimi i taksive ose personeli i shpërndarjes së ushqimit.
Në të njëjtin kontekst hetimor, u zbulua se një nga subjektet e përfshirë në tregtinë e drogës ishte gjithashtu përgjegjës për një grabitje.
Xhiroja e biznesit të të katër personave, tutores rumune dhe tre shqiptarëve ishte me të vërtetë e rëndësishme: për prostitucion ata arrinin të grumbullonin 600 euro në ditë, ndërsa për tregtinë e drogës, bënin 1500 euro në ditë.
Dje, forcat e Njësisë Hetimore Viterbo, me bashkëpunimin e atyre të Catania dhe Romës, arrestuan tutoren rumune T.D, 44 vjeçe në Catania dhe tri shqiptarët në Romë me iniciale: K.G, 40 vjeç; K.E, 27 vjeç dhe M.B, 20 vjeç.