Mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” të drejtuar nga Endri Xhafo në ABC temë e bisedës ishin përplasjet e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së dhe ajo që ndodhi në Elbasan mes militantëve të PS-PD.
Gazetari Artan Hoxha u shpreh se në Shqipëri nuk është krimi që detyron politikën për të hyrë në parlament, por janë këta të fundit që e thërrasin për të bashkëpunuar për të siguruar pushtetin, ndërsa tregoi edhe një histori nga 1996 në Çorovodë.
“Në 1996 shteti funksiononte si bandë, përveç atyre që solli nga bota e krimit. Unë nuk kam votuar më nga 1996. E kam deklaruar edhe herë tjetër, kam votuar 7 herë brenda asaj dite. Kisha një letërnjoftim që e kisha marrë para viteve ’90.
E bëja kot për spektakël se nuk kontrollonte njeri. Në një moment u thanë komisionerëve të PS-së tërhiquni. PD për herë të parë dhe të fundit ka fituar bashkinë e Çorovodës, kandidat ishte xhaxhai i një kolegut tonë, i Sokol Bregut, ai ishte intelektual, por fitoi Skrapari.
Deri tani në Shqipëri nuk është krimi që i vë pistoletën në kokë krimit për të hyrë në parlament, është politika që e thërret krimin, i kërkon ndihmë dhe bashkëpunim për të siguruar pushtetin” tha Artan Hoxha.