Edhe pas një viti pandemie, procesi i edukimit në distancë i përball ekspertët e edukimit me mendime pro dhe kundër. Pa asnjë dyshim, mësimi online është një zgjidhje që infeksioni mos të përhapet në përmasa të mëdha.
Ekspertja e arsimit, Sanie Korini thote se mësimi online shpëtoi procesin arsimor.
“U përgatitëm se duhet të gjendeshin mënyra më efikase për të komunikuar me nxënësit. Momentet e para ishin shumë të vështira.
Sistemi online ishte një element që bëri një përqasje të fëmijëve me arsimin. Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishin qasje me arsimin? Do kishim shumë fëmijë të paintegruar në arsim”, u shpreh ajo.