Italianët shijuan sot restorantet dhe baret e hapura përpara fillimit të kufizimeve të rrepta në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të ndaluar përhapjen e rasteve të reja të koronavirusit dhe shtrimeve në spital.
Një numër rajonesh, duke përfshirë Lombardinë dhe atë që njihet si kryeqyteti financiar i Italisë, Milano, nga e hëna do të vendosen nën izolim të plotë.
Italia njoftoi se javën që shkoi pa një rritje prej 10 për qind të rasteve të reja.
Të shtunën u publikua plani kombëtar i shpërndarjes së vaksinës që synon vaksinimin e të paktën 80 për qind të popullësisë së saj deri në fund të shtatorit.
Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësiisë deri tani janë vaksinuar të rreth 6.6 milionë italianë, ndërsa më pak se 2 milionë prej tyre kanë marrë të dy dozat e kërkuara.