Prapaskena

Brazili po bëhet kërcënim për shëndetin publik global

Publikuar: 13/03/2021

Brazili, me nje popullsi prej 211 milion banorësh, ka një arritje te ndjeshme të numrit të vdekjeve ditore.

Vendi ka tejkaluar 2,000 vdekje të lidhura me Covid në një ditë të vetme për herë të parë dhe shifrat e vaksinimit janë ende të ulta.

Vendi ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë, pas SHBA. Ekspertët paralajmërojnë që niveli i transmetimit është përkeqësuar nga variantet e reja.

Të mërkurën, vendi regjistroi 79,876 raste të reja, numri i tretë më i lartë në një ditë të vetme. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me Covid arriti në 270,656, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.



Më të lexuarat