Renditja si i 8-i në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës nuk u prit mirë nga kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i cili vetëm pak orë nga afati i regjistrimit të koalicioneve në KQZ vendosi të mos firmoste marrëveshjen me Lulzim Bashën, por më pas bëri “prapa-kthehu” dhe e nësnhkroi bashkëpunimin.
Tashmë që listat janë dorëzuar, duket se edhe marrëdhënia e tij me kryedemokratin Basha është normalizuar, pasi siç tregon vetë Ndoka, Basha i ka kërkuar falje, ndërsa shton se borxhi i PD-së ndaj PDK-së është shtuar.
Përballja në Shkodër me kunatin e tij Frrok Gjini, për të cilin tha se nuk i trembet.
Keni një lloj pakënaqësie nga renditja? I teti në listë?
Ndoka: Kjo është një problem që ekziston, ndoshta një borxh i shtuar i PD-së ndaj partisë Demokristiane. Gjithsesi kjo nuk ka krijuar hatërmbetje. Lista është e hapur, kodi zgjedhor përmes pengesave ka dhe avantazhe. Sfidat më pëlqejnë, nuk i trembem përballjes.
Beteja shumë e fortë ne Shkodër. Ka zëra se një i afërm i juaj garon me PS?
Ndoka: Normalisht politika i ka këto. Përballjet janë alternativa. Nuk me trembin perballjet me asnjeri. Jam votuar 4 herë në Shkodër, tre herë si deputet dhe 1 herë si kryetar bashkie. Nuk më tremb sfida, nuk më tremb ballafaqimi.
Marrëveshja me Bashën? Aleatët e tjerë në vende të sigurta, po ju pse nuk ishit?
Ndoka: Në përgjithësi ata janë në qarkun e Tiranës dhe ky qark ka më shumë hapësira. Ndoshta grupimi në Tiranë nuk ishte shumë efikas. Basha gjykoi se unë duhet të qëndroj në Shkodër. Janë disa gjëra specifike që unë i mirëkuptova. Duhet të jemi bashkë për të larguar Ramën. Ky është interesi i përbashkët. Është kërkuar një lloj ndjese nga zorti Basha dhe kjo mjafton.
Në raport me qytetarët. Partia Demokristiane është një parti kryesore në këto 30 vite. Kemi qenë vetëm një vit në qeverisjen e vendit. Ka mbështetjen e vet. Shpesh jemi përballur edhe me sulmet e PD-së, por jemi përpjekur t’i anashkalojmë. Edhe zoti Basha tashmë e ka të qartë këtë realitet. Unë e konsideroj gabim por gabimet mund të riparohen.