Murgesha Ann Rose Nu Tawng ulet në gjunjë para oficerëve të policisë për të kërkuar nga ata të përmbahen dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve dhe banorëve, mes protestave anti-grushtit të shteti në Myitkyina, Mianmar.
Në një tjetër zhvillim nga Mianmari, forcat e policisë kanë bastisur një lagje në qytetin më të madh të vendit ku strehon punonjës të hekurudhës shtetërore, të cilët kanë hyrë në grevë për të protestuar kundër grushtit të shteti. Mianmari është tronditur nga protestat dhe aktet e tjera të mosbindjes civile që nga grushti i shtetit i 1 shkurtit. Pavarësisht nga taktikat gjithnjë e më të dhunshme të forcave të sigurisë, protestat vazhduan të mërkurën në të gjithë vendin.