Prapaskena

Plas në PS, Rama sherr me “gardën e vjetër”

Publikuar: 08/03/2021

Në më pak se 90 minuta nga afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në selinë e PS-së ka një debat të fortë për “gardën e vjetër”.

Edi Rama pritet që sonte të marrë vendime të forta.  Mësohet se debati është ndezur pasi Fatmir Xhafaj është renditur i 23-ti në Tiranë dhe Pandeli Majko i 19-ti, ndërkohë që një tjetër kritik, Ditmir Bushati pritet që të jetë jashtë.

I “djegur” duket se është edhe Alket Hyseni, pasi është renditur i 11-ti në Vlorë. Ndërkohë që Elisa Spiropali do të jetë e nënta në Tiranë.



Më të lexuarat