Të shtëna me armë zjarri në Rrogozhinë, plagoset i riu

Pa Kategori

Publikuar: 08/03/2021

Të shtëna me armë zjarri në Rrogozhinë, plagoset i riu

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak çaste më parë në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi në rrugë, në Sinaballaj.

Nga të shtënat i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet K.ll, 20 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia po heton. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk dihet ende se si është gjendja e tij shëndetësore.