Prapaskena

Foto/ Ky është vlonjati që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e djeshme

Publikuar: 04/03/2021

Personi që shihni në foto është 31-vjeçari me tre mbiemra Taulant Gjikaj (Beqiraj, Manaj), që u ekzekutua me breshëri plumbash mesditën e djeshme në qytetin e Vlorës.

Mesohet se deri më tani policia ka marrë në pyetje 14 persona për dinamikën e ngjarjes kriminale, që tronditi qytetin bregdetar.

Gjithashtu, policia ka ushtruar kontroll në 8 banesa për kapjen e dy autorëve të tjerë, që ishin të përfshirë në krim.

31-vjeçari, që mbeti i vrarë, ishte djali i një ish-punonjësi policie dhe një person me të shkuar kriminale. Deri më tani, policia ka arrestuar njërin prej autorëve të ngjarjes, Hansi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë, si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Gjithashtu, policia sekuestroi një armë tip kallashnikov me 30 fishekë, bashkë me automjetin tip “Ford”, që u përdor në krim.



Më të lexuarat