Prapaskena

Tragjike! Së shpejti martohej, 27-vjeçarja nga Berati humb jetën te “Shefqet Ndroqi”

Publikuar: 03/03/2021

Koronavirusi i ka marrë jetën një vajze 27-vjeçare nga Berati. Mësohet se Ariola Sakollari (Gjeçi) ndodhej në intubim tek “Shefqet Ndroqi” dhe humbi jetën pasditen e djeshme.

Vajza nga Berati që priste të martohej së shpejti, fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, e reja u dërgua tek “Shefqet Ndroqi”, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Familjarët dhe miqtë e përcollën sot 27-vjeçaren për në banesën e fundit. Ariola nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.



Më të lexuarat