Prapaskena

Shtrëngim masash? Mblidhet sot Komiteti Teknik, priten vendime të reja

Publikuar: 01/03/2021

Pas një fundjave me shifra të larta të COVID dhe grumbuj njerëzish në zona të frekuentuara, siç ndodhi te Kodrat e Liqenit në Tiranë, sot do të mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve për të marrë masa të reja kundër përhapjes së COVID.

Kjo mbledhje vjen pak ditë pas njoftimit që anëtarët e Komitetit dhanë për qytetarët duke u shprehur se masat do të vijojnë të jenë të njëjtat pasi numri i të infektuarve është normalizuar.

Me rregullat e vjetra në fuqi, ora policore është në 20:00 deri në 06:00 dhe nuk dihet nëse do të ndryshojë sot. Në këtë orar do të mbyllen edhe baret dhe restorantet të konsideruara si vatra kryesore të përhapjes së COVID, ndërsa mësimi vijon online në 10 bashki të konsideruara me rrezik të lartë. Sakaq edhe fluturimet nga/në Britaninë e Madhe, ku dhe është shfaqur varianti i ri i koronavirusit janë të ndaluara.



Më të lexuarat