Dy shpërndarës droge në Tiranë, janë arrestuar ditën e sotme. Mësohet se në pranga kanë rënë Luan Nexhipi 47 vjeç dhe Euklid Celmeta 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët shpërndanin kokainë në kryeqytet. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, i arrestuar më herët për vjedhje.
Mësohet se ato ishin në vëzhgim nga policia prej disa javësh. Burime zyrtare bëjnë me dije se në momentin që u pikasën nga policia, kanë tentuar që të ikin me vrap, por më pas u vunë në pranga.
Në momentin e arrestimit iu sekuestruan 1 kg e 117 gram kokainë, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, celularë, makina me të cilin qarkullonin dhe sende të tjera të kundraligjshme. Arrestimi i tyre u bë në rrugën “Nikolla Lena” në Tiranë