Pas fotove që qarkullojnë të Presidentit të Republikës Ilir Meta që ka filluar takimet me votuesit e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar vetë kryeministri Edi Rama.
Sipas kreut të qeverisë, kjo është anti-kushtetuese dhe se Meta “ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës”.
“Ilir Meta nuk është nën çdo nivel të justifikueshëm,” tha Rama në dalje të mbledhjes së përjavshme me koordinatorët e PS.
“Ilir Meta nuk është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës. Një President që bën gjithë ditën propagandë kundër qeverisë, që flet me gjuhë rruge, që lëviz ditë e natë për qëllime elektorale. Të gjithë do ta dënojnë më 25 prill, është përtej çdo mundësie për ta justifikuar,” tha Rama.