Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Mesohet se është qëlluar drejt një makine në lëvizje.
Ngjarja ndodhi në afërsi të repartit të zjarrfikësve. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, ndërsa automjetet e përfshira në ngjarje janë larguar.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.