Prapaskena

“Më ktheni lekët”! Befason mjeku Edvin Prifti, sfidon hapur SPAK-un dhe Ramën

Publikuar: 18/02/2021

Zbardhet kërkesa në Apel e mjekut të arrestuar Edvin Prifti i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest me burg dhe lehtësimin e saj në detyrim paraqitje.

Mësohet se Prifti gjithashtu ka kërkuar që ti kthehen 380 mijë eurot e sekuestruara pasi sipas tij janë kursime familjare dhe jo prova materiale ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet.

“Ti kthehen Enida Pristit të hollat e sekuestruara në çantën e të hetuarit dhe në banesë, sepse nuk janë prova materiale ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet por pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe diferenca eventuale, kurisme familjare të për cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë”, thuhet në kërkesën e siguruar nga Report Tv.

Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, por menjëherë më pas avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.

Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.



Më të lexuarat