Ky është Armando Beqiri 33-vjeç që u ekzekutuar me armë zjarri, ditën e shtunë në Reykjavík të Islandës, pasi mbërriti në shtëpi në mesnatë.
Ai jetonte prej shumë vitesh në Islandë.
Mediet e huaja raportojnë se Beqiri la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël.
Lidhur me vrasjen e tij janë arrestuar 4 persona mes tyre një nga Lituania.
Ata janë paraqitur para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme dhe do të mbahet në paraburgim ndërsa policia heton ngjarjen.
Armando me origjinë nga Tepelena dyshohet se ka qënë i përfshirë në trafikun e drogës, ndaj si pasojë ka ardhur ky sulm ndaj tij.
I riu do mund të festonte sot ditën e lindjes mirëpo fatkeqësisht mbrëmjen e djeshme ai humbi jetën.
Beqiri kishte shkelur për herë të parë në Islandë në vitin 2014, duke mësuar fillimisht gjuhën dhe më pas ishte martuar me një shtetase të huaj, me të cilën kishte lindur një fëmijë dhe ishin në pritje të një tjetri.
Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes për security ndërsa mediat vendase e përshkruajnë dhe si një mbështetës të flaktë të ekipit kombëtar të futbollit të Islandës.
Ndërkohë në rrjetet sociale nuk mungojnë fotot patriotike, me qeleshe si dhe duke treguar tatuazhin që ka në krah: shqiponjën.